Moderatorja dhe modelja e njohur Cindy Marina dhe partneri saj, Genar Topalli së shpejti do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “Jo vetëm modë”, Cindu ka treguar se ajo dhe djali i Jozefina Topallit vitin tjetër do të martohen.
E teksa tha se dasma do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen, moderatorja tregoi se ekziston si mundësi që ccifti të kurorëzojnë dashurin e tyre në Romë, megjithëse nuk e kanë vendosur akoma.
“Propozimin e mora dhe dasma duhet menduar patjetër. Do të jetë vitin tjetër. Ndoshta në Romë. Do të ketë ndërthurje të tradicionales dhe modernes”, tha modelja.
Kujtojmë që në disa muaj më parë Cindy i tha “po” propozimit për martesë të Genarit, i cili ishte i ulur në gjunjë.
Momenti romantik u përjetua në bregun e Amalfit, në Portofino, duke çuar një hap më para lidhjen e tyre disa vjeçare.