MENU
klinika

Teatri Eksperimental ''Kujtim Spahivogli''

”Boeing-Boeing” rivjen në këtë janar

03.01.2019 - 16:15

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” fillon janarin e ftohtë të 2019 me një komedi të nxehtë.

Komedia Boeing Boeing rivjen aq fuqishëm sa viti 2018 në shfaqje me regji të Kiço Londos dhe në bord Amos, Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alessia Xhemalaj Linda Jarani Adriana Tolka.

Cila është fabula e kësaj komedie? Në një botë moderne ku lidhjet dashurore duken të zjarrta, 3 stjuardesa bien në dashuri me një person.

Ngjarjet e komedisë ‘’Boeing-Boeing’’ ndodhin në Paris. Ajo paraqet bukur dhe këndshëm në sytë e publikut me aventurat intime mer Bernardin që mban kontakte njëkohësisht me të treja. Padashur gjërat shkojnë keq.

Të gjitha stjuardesat në të njëjtën kohë vijnë në të njëjtën vend. Situatat sa komike bëhen edhe të vështira. Në mjeshtërinë e artistëve të rinj e të talentuar situatat gazmore janë të shumta.

Po si shkojnë gjërat më pas? Gjithë komedia është ndërtuar në një raport marrëdhëniesh të shumëfishta për një mesazh mbi këto situata.

Duhet të shkoni në teatër, ”në fluturimin me argëtues të momentit…Boeing Boeing”!!!

Shfaqja do të jepet në datat 9-10-11-12-13 janar ora 19:00 në sallen Moliere.

Mos nguroni të qeshni, ajo të zgjat jetën!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB