MENU
klinika

Analiza

Vdekja e Raisit, çfarë do të ndodhë në Iran?

21.05.2024 - 08:30

Pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e presidentit të Iranit Ebrahim Raisi, gazetari në Lindjen e Mesme Alistair Bunkall tha se lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei ka njoftuar vendin “të mos shqetësohet, pasi ka një plan për vazhdimësinë e qeverisjes”.

Ai shpjegoi se zëvendëspresidenti ka pjesë të Kushtetutës që sigurojnë që Mohammad Mokhber do të marrë detyrën përkohësisht.

“Zgjedhjet duhet të mbahen brenda 50 ditëve, por sigurisht që do të ketë një periudhë të gjatë zie në Iran për Raisin dhe të tjerët që vdiqën në bord. Raisi ishte një ultrakonservator. Shumë do të vajtojnë për vdekjen e tij”, u shpreh Ayatollah Ali Khamenei.

Ayatollah Ali Khamenei shkruan gjithashtu se ka një numër të konsiderueshëm iranianësh që e kundërshtuan atë dhe sipas tij, do ta festojnë vdekjen presidentit iranian.

Ai tha gjithashtu se, vdekja e Ebrahim Raisi nuk do të thotë se Irani dhe regjimi i tij do të kalojnë nga të qenit ultrakonservator në më të moderuar.

“Ka shumë gjasa që kushdo që ta pasojë atë si president, do të zgjidhet nga lideri suprem dhe do të jetë një tjetër ultrakonservator i vijës së ashpër”, theksoi Ayatollah Ali Khamenei.

Presidenti Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa të tjerë mbetën të vdekur pasi rrëzimit të helikopterit, ditën e djeshme në veri-perëndim të Iranit.

Pamjet tregojnë rrënojat e helikopterit të Presidentit Raisi, ku shihet bishti i një helikopteri pranë një toke të djegur në një kodër të mbushur me mbeturina.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se nuk ka shenja jete në vend. Reuters ka raportuar gjithashtu se helikopteri është “djegur plotësisht” gjatë përplasjes./ Sky News

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti që po zien në Lindjen e Mesme

Irani kundër Izraelit: Kush e ka ushtrinë më të fortë?

Shteti tjetër aleat i SHBA që mund të sulmojë

Irani ka një “plan B” për të shkatërruar Izraelin

Aksioni i policisë në kampin e MEK në Manzë

CNN: Opozita iraniane po përballet me një të ardhme të pasigurtë