MENU
klinika

“Normat e interesit janë ulur tre herë”

Mikro-kreditë/ Sejko: Revokimi i licencës, pasoja për qytetarët

21.05.2024 - 13:14

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve, por shtoi se revokimi i licensave është masa e fundit që mund të ndërmarrin për shkak se mund të sjellë pasoja tek qytetarët.

Sa i përket normës së interesit, Gent Sejko deklaroi se janë bërë inspektime ndërsa theksoi se janë ulur me tre herë.

Gent Sejko: Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive