Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shkupi zyrtar “duhet të ndalojë lojërat” duke paralajmëruar se po shkojnë drejt drejt izolimit ndërkombëtar.
Ai deklaroi se do të ketë ratifikimin e memorandumeve për Marrëveshjen e Prespës derisa shteti fqinj të respektojë marrëveshjen e Prespës.
“Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet. Emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na kenë përballë.
Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se periudha parazgjedhore ka mbaruar dhe duhet ta merrin seriozisht.
Besoj se do të bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga presidenti i Komisionit pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Besoj se do të përshtaten sepse duam marrëdhënie të mira. Çështja për emrin e Maqedonisë së Veriut nuk ndryshon. Ajo që duhet të bëjmë është t’u shpjegojmë se kjo politikë e tyre do t’i çojë në izolim ndërkombëtar dhe ata nuk e duan këtë.
Ne nuk jemi naivë dhe dimë të menaxhojmë lojërat e vogla partiake. Pse SYRIZA nuk e ka paraqitur propozimin e ligjit në 5 vitet e fundit? E pamë që VMRO po vjen në pushtet me retorikë ekstreme, e diskutuam brenda dhe thamë se nuk duam të vazhdojmë me ratifikimin e memorandumeve”, tha kreu i qeverisë greke.,