MENU
klinika

Si është gjendja e pasagjerëve

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë doli nga rruga, shoferi humb jetën

23.05.2024 - 11:12

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë në një aksident në Lezhë.

Mësohet se shoferi ka pësuar arrest kardiak dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari me iniciale A. S., ka humbur jetën.

Ndërsa pasagjerët në furgon raportohet se nuk janë lënduar.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN