03.01.2019 - 22:40
Tashmë emra si këngëtaret Selena Gomez dhe Ariana Grande apo edhe Kim Kradashian janë shumë larg yllit portugez Cristiano Ronaldo.
Po flasim për ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, atje ku portugezi ka arritur shifrën 150 milionë, si askush tjetër, duke u bërë “Mbreti” i padiskutueshëm i këtij rrjeti social.
Portugezi është mësuar të vendos rekorde në fushën e lojës, por duket se tashmë që karriera nuk është më në kulmin e saj, ai po shkëlqen diku tjetër.