MENU
klinika

Globe Soccer Awards

Më të mirët: CR7, Atletico e Deschamps

03.01.2019 - 21:46

Janë vlerësuar edhe njëherë tjetër yjet e futbollit, skuadrat dhe trajnerët për vitin që lamë pas. Globe Soccer Awards për çdo vit organizon në Dubai turneun ku premiohen më të mirët e futbollit dhe sot është zhvilluar edicioni i 10-të.

Lojtari i Vitit – Cristiano Ronaldo është shpallur fitues. Portugezi ka mposhtur dy kampionët e botës, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. Është interesant fakti se emri i fituesit është lexuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Është një nder i madh për mua. Falënderoj Globe Soccer Award dhe familjen time. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe më vjen mirë që kam fituar një trofe tjetër. Ëndërroj që të fitoj shumë të tjerë me Juventus-in. 2018-ta mbaroi, tani dua sfida të tjera me familjen time të re, Juventus-in”, – ka thënë CR7.

ronaldo deschamps
ronaldo deschamps

Skuadra më e mirë – Atletico Madrid, fituese e Europa League dhe Superkupës së Europës, ka mposhtur Real Madrid dhe Liverpool, dy finalistet e edicionit të fundit të Champions League.

Goli i Vitit – Cristiano Ronaldo ka fituar këtë çmim për golin e realizuar në edicionin e kaluar të Champions League kundër Juventus-it “të tij”, që ka marrë duartrokitjet e të gjithë publikut të pranishëm në “Juventus Stadium”.  “Është goli im më  i bukur”, ka thënë portugezi.

Trajneri i vitit – Didier Deschamps, kampion bote me Francën, ka mposhtur Diego Simeone, Jurgen Klopp, Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN