Menu

Për akuzën e përdhunimit

“Zoti është i madh”, flet mamaja e Ronaldos

11.10.2018

Nuk ka ditë tashmë që mos kemi lajme në lidhje me akuzën që i është bërë Cristiano Ronaldos nga Kathryn Mayorga, sipas së cilës, është përdhunuar nga portugezi rreth 10 vite me parë në Las Vegas.

Ka folur edhe mamaja e Cristiano Ronaldos, që ka premtuar mbështetjen e saj për djalin. Maria Dolores dos Santos Aveiro, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku i jep mbështetje djalit të saj.

Krahas një fotoje të saj në divan, ajo la këtë status: “Edhe pse jemi larg prej teje, gjithçka do të jetë mirë. Zoti është i madh”! Ndërsa ylli portugez lëshoi ​​një deklaratë në rrjetet sociale të mërkurën për të pastruar emrin e tij dhe mohoi akuzën për përdhunim.

Ronaldo
Ronaldo

“I mohoj në mënyrë të vendosur akuzat që po bëhen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje që unë jam dhe besoj, – tha Ronaldo.

“I etur, siç mund të jem unë për të pastruar emrin tim, refuzoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre me emrin tim. Ndërgjegjia ime është e pastër dhe do të më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”përfundoi Ronaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN