MENU
klinika

Uli Hoeness për CR7

“Ronaldo, i vjetër për 100 milionë euro”

05.12.2018 - 13:58

Edhe pse Cristiano Ronaldo vijon me një formë shumë të mirë sportive, me 11 gola dhe 7 asiste në 18 ndeshje ndeshje të këtij sezoni, që nga ardhja e tij te Juventus, për ish-yllin e Gjermanisë, ai është i vjetër.

Golat dhe paraqitjet e mira të CR7-s duket se nuk e ka bindur tërësisht presidentin e Bayern Munchen, Uli Hoeness, për lëvizjen befasuese të merkatos së kësaj vere, që e pa portugezin në Torino.

Sipas “Bild”, numri një i bavarezëve e ka komentuar në mënyrë negative blerjen e Ronaldos nga klubi i Juventusit, duke shpjeguar se si Bayern Munchen vendosi menjëherë të mos fillojë ndonjë negociatë me Real Madrid.

juventus manchester united ronaldo
juventus manchester united ronaldo

“Ai është një lojtar 33-vjeçar, i cili do të na kushtonte 100 milionë euro, – tha Hoeness. – Ishte një operacion, që do ta kishim kryer me sytë mbyllur, nëse Ronaldo do të ishte 24 vjeç. Kjo është një çështje moshe, sepse klasi i Cristiano Ronaldos nuk është në pikëpyetje” – shpjegoi presidenti i Bayern Munchen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN