MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë përfitimesh sjell konsumimi i shafranit çdo ditë?

27.05.2024 - 12:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Çfarë përfitimesh sjell konsumimi i shafranit çdo ditë?

Mjeku:

Ja përfitimet që sjell konsumimi i shafranit në baza ditore:

Lehtëson artritin: Një studim i botuar në Oncogene Journal zbuloi që shafrani i Indisë është më efektiv sesa ilaçet e zakonshme anti-inflamatore, përfshirë aspirinën, ibuprofen, naproxen, etj të cilat shpesh përdoren për trajtoni ënjtjen dhe dhimbjen në artikulacionet e trupit për shkak të artritit.
Përmirëson tretjen: Shafran i Indisë mund të përdoret për të trajtuar e një sërë problemesh të aparatit tretëse, përfshirë inflamacionin e traktit, reduktimin e gazrave dhe fryrjen e barkut.
Mbron mëlçinë: Studime të shumta klinike kanë dalë në përfundimin se shafran i Indisë mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e tij ç’helmuese. Gjithashtu është provuar se ndihmon në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira, duke mbrojtur qelizat dhe indet.
Shëndeti mendor: Studiuesit kanë zbuluar se kurkuma luan një rol kyç në përmirësimin e sëmundjes së Parkinsonit, sëmundjes së Alzheimerit dhe madje edhe dëmtimeve nga goditjet në tru. Karakteristikat e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore mund të funksionojnë në promovimin e shëndetit të trurit, uljen e stresit oksidues dhe vdekjes së qelizave para kohe.
Alkalizon trupin dhe ul rrezikun e kancerit: Shafran i Indisë është shumë alkaline, kështu që vjen me jo pak efekte pozitive në trup. Një mjedis alkalik besohet të jetë i papërshtatshëm për zhvillimin e kancerit, pasi qelizat e kancerit lulëzojnë më së miri në një mjedis acid.
Ndihmon në shëndetin kardiovaskular: Kurkuma ka treguar se pastron arteriet nga pllakëzat e yndyrës dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Efektet antioksiduese besohet se ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve diabetike kardiovaskulare, së bashku me aritmitë atriale.
Parandalon diabetin e tipit 2: Hulumtimet kanë treguar se shafrani i Indisë mund të jetë alternativa ideale e barnave për trajtimin dhe ndoshta edhe parandalimin e diabetit tip 2. Studimet kanë zbuluar se kurkumina është e aftë të zvogëlojë efektet e sëmundjes, të tilla si sheqeri në gjak i ngritur dhe rezistenca ndaj insulinës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.