WhatsApp në pronësi të Meta-s ka mbi 3 miliardë përdorues aktiv mujorë, duke e bërë atë një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në mbarë botën.
Pavarësisht popullaritetit, përdoruesit kanë dëshiruar më shumë opsione të personalizuara.
Në versionin më të fundit beta të WhatsApp për iOS, mediat e huaja kanë zbuluar se Meta po ndërhyn me një veçori të re.
Me funksionin e ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin një ngjyrë dhe sfond të ri për temën e paracaktuar të bisedës.
Pasi të zgjidhni ngjyrën, ajo do të bëhet automatikisht tema e parazgjedhur e bisedës.
Gjithashtu, thuhet se aplikacioni po punon edhe për një veori që e kontrollon ngjyrën e tij.
Nëse ajo prezantohet, përdoruesit do mund ta ndryshojnë ngjyrën e aplikacionit nga e gjelbërta në tjera nuanca.