MENU
klinika

"Qëllimi i 2025-ës"

Rekordi botëror i Norvegjisë në shitjen e makinave elektrike

04.01.2019 - 09:43

Norvegjia kryesor në shumë fusha dhe veçanërisht për të jetuarit mirë. Vendi ka hedhur një hap të madh edhe në fushën e makinave elektrike, pasi vitin e shkuar, thuajse një e treta e mjeteve të shituara janë me energji elektrike.

Ky është rekord jo vetëm në vend por edhe në botë i Norvegjisë, e cila ka parashikuar që t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025.

Në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit dhe ndotjen e ajrit, Norvegjia përjashton makinat elektrike nga shumica e taksave dhe ofron përfitime të tilla si parkim më të lirë dhe pika karikimi për të shpejtuar në procesin e ndryshimit të makinave në vend nga ato me motorë si me naftë dhe benzinë.

Federata Rrugore e pavarur Norvegjeze (NRF) tha të mërkurën se makinat elektrike u rritën në 31.2 për qind vitin e kaluar, nga 20.8 për qind në vitin 2017 dhe vetëm 5.5 për qind në 2013, ndërkohë që shitjet e makinave me benzinë dhe naftë pësuan rënie drastike.

“Ishte një hap i vogël më afër qëllimit të vitit 2025”, gjatë së cilës parlamenti i Norvegjisë dëshiron që të gjitha makinat e reja të jenë pa emetim karboni, tha Oeyvind Solberg Thorsen, kreu i NRF, në një konferencë.