Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka qartësuar panoramën e kakofonisë së rritjes së pagave në administratën shtetërore ku prej korrikut të këtij viti që paga mesatare të arrij në nivelin e 900 mijë lekë të vjetra. Çoçoli deklaron për gazetën “SOT”, se në referim të ndryshimit të pagës do të merret në konsideratë intervali i rrogave të mesme, pra në nivele 660 mijë lekë të vjetra vitin e kaluar kishim pagën minimale me idenë që të shkonte 900 mijë rroga për korrikun që do të shkojë të këtij viti.
-Çfarë formule do të përdor qeveria për rritjen e pagës nga 1 korriku ku ka deklaruar se paga minimale do të jetë 900 mijë lekë, ku nëse unë si punonjës në administratë kam pagën 500 mijë lekë, si do të arrihet deri në 900 mijë lekë?
E drejtë, qasja është e tillë më shumë sesa një formulë matematikore, është menduar që për intervalin e atyre që quhen në administratë, por jo vetëm në se sektorin shtetëror por edhe në atë privat, intervali i rrogave të mesme, pra në nivele 660 mijë lekë të vjetra vitin e kaluar kishim pagën minimale me idenë që të shkonte 900 mijë rroga për korrikun që do të shkojë të këtij viti. Ideja është që pagat qe quhen para mesatare rreth 100 mijë lekë apo 10 mijë lekë të reja më pak në pjesën e ulët dhe në pjesën e lartë, pagë mesatare mund të konsiderohet 10 mijë lekë të reja më shumë se 66 mijë lekëshi. Pra, është patur ky pikë referimi apo le të themi si x brenda një formule matematikore si ndryshueshmëri. Le të themi që intervali plus apo minus nga 10 mijë lekëve të reja, mund të përbëj atë kontingjent të ekspertëve, të administratës publike, të përgjegjësve të sektorit dhe me radhë që mund të konsideron me pagë të mesme në të gjitha strukturat e administratës publike. Kjo ka sjellë referencën e pagës mesatare neto, 90 mijë lekë të reja për në korrik. Me këtë nivel të pagës synohet të shkohet në këto intervale, le të themi pagat në shtet nga 56 mijë lekë të vjetra deri në 10 mijë lekëshin e mbi 66 mijë lekë të vjetra që shkon deri në 77 mijë lekë. Këto mendohet që do të sillen në nivelin e 99 mijë lekëve, mënyrë që paga mesatare të kap këtë tavan. Ndërsa kriteret që janë ndjekur, e para do të jetë rritje jo e përgjegjësve apo e drejtorëve pasi mendohet se kanë patur një rritje vitin e kaluar por do të ketë rritje pagash për nivelin e mesëm për t’i çuar rreth intervalit 900 mijë lekë të reja. Pra mund të themi që pagën 90-100 mijë lekë të reja do ta ketë specialisti i administratës publike në nivel të administratës qendrore. Më shumë do ta ketë niveli i ekspertëve dhe specialistëve të bashkive. Sepse ne e dimë që ka një disnivel mes pagave mesatare te strukturat qendrore të administratës publike në Ministri, Drejtori të Përgjithshme, duke përfshirë edhe ushtrinë, policinë, forcat e rendit dhe strukturat e tjera të administratës. Ajo që kishte ngelur pak më mbrapa me rritjen e pagave nga viti i kaluar, është administrata e 61 bashkive të vendit. Edhe ajo administratë për këtë periudhë deri në korrik që do të nis efekti do të vijnë rrogat me një shtim më të madh derisa të kap intervalin 76-96 apo 106 lekë të vjetra në muaj. Kjo është ideja që të vërtiten në nivel mesatar rritja e pagave, e pastaj duke u shumëzuar niveli më i ulët i kësaj page të mesme me nivelin më të lartë.
-Rama gjatë vizitës me shqiptarët në Milano tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e lidhur me Italinë për pensionet e përbashkëta, si e komentoni këtë deklaratë apo thjesht një propagande për zgjedhjet 2025?
Nuk e gjykoj propagandë për një arsye të thjeshtë, shteti italian nuk është në propagandën tonë në lëvizjen lobuese për të fituar pikë nga vendi ynë. Shteti italian kuptohet se ka bërë veprimin e duhet, shumë të vonuar pasi komunikimet në nivele ministrish kanë vite që diskutohen, por ka bërë veprimin më të drejtë edhe pse ky kushton. Por është një kosto e moralshme për shtetin italian, së pari bëhet fjalë për të gjithë shqiptarët që kanë qenë me dokumente të rregullta kur kanë punuar dhe kur janë kontraktuar me një kontratë të rregullt punësimi në shtetin italian, iu lind e drejta e përfitimit të kontributit shoqëror në mënyrë që të llogaritet pensioni i pjesshëm apo i plotë.