MENU
klinika

Ernest Heminguej

Legjenda e letërsisë amerikane

04.01.2019 - 10:06

“Heminguej është më shumë se njeri, ai është stil jete”.

Mjafton të citojmë “Lamtumirë armë”, “Plaku dhe deti” etj, dhe mendja na vete vetvetiu tek i madhi Ernest Heminguej. Lindi në vitin 1899 dhe vdiq më 1961. Edhe pse vitet kalojnë, ai mbetet gjithnjë i pranishëm në zemrën dhe në mendjen e lexuesit.

Gazetari, novelisti amerikan, shkrimtari i tregimeve të shkurtra, ka fituar përjetësinë në letërsinë klasike amerikane. I konsideruar si strehë e brezit të humbur, Ernest Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan.

Pjesa më e madhe e prodhimtarisë daton në periudhën 1920-1950, ndërkohë që në vitin 1954 u nderua me çmimin Nobel në letërsi, si dhe atë Pulitzer. Heminguej, përveçse shkrimtar me ndikim të madh në vlerat universale, ka qenë personazh tipik për jetën e furishme private.

Ai jetoi mes rrezikut dhe vdekjen pranë. I plagosur në Luftën e Parë Botërore në Itali, thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile Spanjolle dhe u plagos gjithashtu në Luftën e Dytë Botërore.

“Plaku dhe deti”, “Kopshti i Edenit”, “Për kë bie ajo kambanë” apo “Dëborat e Kilimanxharos” shënojnë më së miri profilin e realizmit të tij letrar, sikurse edhe gamën e gjerë të personazheve me përjetime të brezit të humbur që do të mbeten të skalitura në memorien e letrave botërore. Proza e tij e gjallë shquhet për thjeshtësinë mahnitëse dhe dialogun plot jetë.

Në cilin çast e zë legjenda prenë e saj?

Kuptohet, që rregulla nuk ka. Shkrimtari në kullën e tij të fildishtë, për shkak të harresës, mund të shndërrohet në legjendar. Ndodh e kundërta nëse shkrimtari që del nga kulla e tij e fildishtë, përplas derën, hedh çelësin në një fushë me kolës dhe thërret: “Shekull, për ne të dy!”.

Në këtë pikë mund të shndërrohet në publik, aq sa mekanizmi i përfytyrimit të tij i shpëton turmave: “Ato shtrembërojnë atë që lexojnë dhe sajojnë midis autorit dhe personazheve të tij marrëdhënie, edhe ato legjendare. Nëse personi që shkruan është në të njëjtën kohë i njëjti që përshkon gjerë e gjatë trotuaret e shekullit – atëherë rroftë lufta!

Nuk ka arsye se përse legjenda duhet të zëvendësojë të vërtetën, në rastin më të mirë le të themi se ajo e shndërron në ekzemplar, i shton disa zbukurime të tepruara, madje çon deri në karikaturë hollësi të parëndësishme.

Mjafton që autori të publikojë shumë, të mos jap shumë shpjegime – asgjë nuk paguhet më shumë, sipas fjalës që Heminguej e pëlqente shumë, se parabola: një histori, për të cilën mund të themi pa prova të sakta, se përmban një moral të vetëkuptueshëm, apo se fsheh një aspekt shumë sekret të autorit, i cili ka dashur të shprehë aksh dramë personale pa e shpjeguar atë me mënyra të dhunshme, merr pjesë në manifestimet e humorit kolektiv, qoftë ai i mirë ose i keq, nuk ka frikë nga qesharakja, jep përshtypjen ja të lirisë, ja të ngushtësisë së shpirtit asketik.

Në këtë rast, legjenda prehet aty; virtyti më i rrallë i kohës sonë është mjedisi i vërtetë: vrapojmë tek paroksizma dhe ekzagjerimi, sepse është shumë më e këndshme sesa të ruash një masë të ndershme. Në rastin e Heminguejit, na përngjan se legjenda do ishte pa dyshim më mirë, sikur të thuhej me më shumë saktësi: legjendat kundërshtuese që përfundojnë në mite.

Kohë para se të arrinte moshën madhore, Heminguej ishte tashmë një qenie e veçantë për nga gjallëria, shëndeti fizik, si dhe shqetësimi për t’u çliruar nga fëmijëria e tij provinciale. Tek ai, edhe paraqitja më sipërfaqësore merrte shtrirje shumë të thjeshtë, por që u imponohej të gjithëve.

Heminguejit i pëlqenin demat, alkooli, zënkat e zhurmshme, boksi, gostitë e pambarueshme. Djaloshi simpatik shndërrohet në një njeri të fuqishëm, tashmë një mustaqeli, serioz e plak pa mbushur të tridhjetat. Heminguej ndodhej kudo ku i interesonte të gjendej, si në orët e vështira, ashtu edhe në çastet jo të natyrshme.

“E fillova në mënyrë shumë modeste dhe arrita të mundë edhe zotin Turgeniev. Më pas, ndoqa një stërvitje shumë të fortë, dhe munda zotin Mopasan. Pata dy barazime me zotin Stendal, dhe besoj se tek e dyta pata një përparësi të lehtë. Por asnjë nuk do të më gënjejë të ngjitem në ring me zotin Tolstoi; vetëm po të më marrë perëndia mendtë, ose do më duhet të vazhdojë të përmirësojë formën time”, – do t’i deklaronte Lillian Ross.

Heminguej e kupton kështu, se është shumë e rrezikshme të shesësh mend, si dhe shumë e shkathët për të stisur, tullë pas tulle, statujën tënde të mirëfilltë, të thjeshtë, monumentin të cilin të tjerët nuk reshtin së ndërtuari.

Herë pas here, ndonjë replikë e shpejtë dhe fshikulluese jep më rezultat se një fushatë e tërë publiciteti. Një ditë e pyesim nëse i ka shkuar mirë udhëtimi me jaht; ai përgjigjet duke u ngërdheshur dhe shton: “Nuk kam pirë shumë alkool”. Atëherë e pyesim për vaktet në bord, dhe përgjigja e tij është: “Peshq fluturues të gjallë”.

Shkrimtari, me të arritur njëfarë lartësie dhe njëfarë dhuntie te vetvetja, përfundon duke u bërë një trup i vetëm me veprën e tij: ai e vazhdon, merr përgjegjësitë, merr frymë njëherazi me të. Që të dy janë, në përfytyrim si në arsyetim, gjithnjë e më shumë të pazbërthyeshëm.

Një nga mënyrat më të thjeshta që ne kemi për t’i treguar një shkrimtari se ai është gjithashtu një shembull, një forcë magnetike dhe një legjendë, është ta përngjasojmë kur flasim për të, se pas Ring Lardner, paraardhësi i tij i vërtetë, Heminguej ndihmoi duke i dhënë prozës romaneske amerikane atë ton ligjërate të drejtpërdrejtë dhe pa dredhi, kjo është e pakundërshtueshme, por nuk shpjegon përshtatshmërinë e vërtetë nga e cila janë pikëlluar të gjithë ata që dëshirojnë ta mbushim me lavde.

Zgjatimet shpirtërore të Heminguejit burojnë gjithashtu nga stili i tij dhe siç shprehet edhe Ingrid Bergman për të: “Heminguej është më shumë se njeri, ai është stil jete”.

“Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm në lidhje me atë që po shkruan, ai mund të evitojë atë që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu qëndron vetëm në faktin se një e nënta e tij është mbi ujë”, – shprehet Heminguej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nobelisti për shkrimtarin shqiptar

Letra që Ernest Heminguej i dërgoi Petro Markos

Përfaqësuesi shqiptar i Brezit të Humbur

Petro Marku, Brezi i Humbur dhe ndikimi i tij nga Heminguej


Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!