MENU
klinika

Eksperti i ekonomisë ngrenë alarmin

Dyfishimi i akcizës së birrës/ “Prodhimi vendas rrezikon të zhduket”

29.05.2024 - 18:01

Sekretari për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, në një deklaratë për media, ka ngritur shqetësimin e shoqatës së prodhuesve të pijeve alkoolike për dyfishimin e akcizës së birrës.

Eksperti i ekonomisë është shprehur se dyfishimi i akcizës ka shkaktuar rritjen e kostos, vështirësi financiare, dhe si pasojë ulje e prodhimit dhe uljen e fuqisë punëtore.

“Prodhimi i birrës në vitin 2023 është ulur 11%, ndërsa punësimi është ulur në 15%. Përkundrazi kemi rritjen e importeve, të cilat kanë zëvendësuar uljen e prodhimit vendas, i cili rrezikon zhdukjen e tij”, tha ndër të tjera Milo.

Ai i ndal dhe te taksimi i profesioneve të lira, ku shprehu se jo vetëm që u është rritur barra fiskale, por u diskriminuan në krahasim me tatim paguesit e tjerë.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!

Partia e Lirisë ka paralajmëruar mbi efektet negative të politikës fiskale. Rritja e barrës fiskale, do të ndikonte qoftë në uljen e punësimit, ashtu dhe në prodhimin e prodhuesve, kryesisht të pijeve alkoolike.

Rritja e akzizës, dyfishimi i saj ka shkaktuar probleme në lidhje me prodhuesit e birrës, prodhuesit e vegjël nën 200 mijë HL.

Kjo ka shkaktuar rritjen e kostos, vështirësi financiare, dhe si pasojë kemi uljen e prodhimit dhe uljen e fuqisë punëtore.

Sipas shoqatës së prodhuesve të pijeve alkoolike, prodhimi i birrës në vitin 2023 është ulur 11%, ndërsa punësimi është ulur në 15%. Përkundrazi kemi rritjen e importeve, të cilat kanë zëvendësuar uljen e prodhimit vendas, i cili rrezikon zhdukjen e tij.

Partia e Lirisë, është e angazhuar në programin e saj për të mbështetur prodhuesit, dhe kryesisht prodhuesit e vegjël, përmes një barre fiskale më të ulët, dhe njëkohësisht mbështetje ekonomike të tyre.

Momenti i dytë është që Partia e Lirisë, ka paralajmëruar gjithashtu dhe rrezikun e rritjen së barrës fiskale për profesionet e lira.

Profesionet e lira, jo vetëm që iu rrit barra fiskale, por u diskriminuan në krahasim me tatim paguesit e tjerë. Sot aktualisht, profesionet e lira, mbi 14 milion, ngarkohen me një barrë fiskale 23%, e cila është shumë herë më e lartë, se sa barra fiskale, qoftë për biznesin e vogël, qoftë për biznesin e madh.

Kjo ka shkaktuar si efekt negativ, menjëherë në fillim të vitit 2024, në 4 mujorin e parë, largimin e 3620 individëve, të cilët kanë mbyllur aktivitetin e tyre.

Sipas specialistëve, ky numër do të jetë akoma më i lartë, në qoftë se Gjykata Kushtetuese jep një qëndrim negativ, një mendim negative në lidhje me tatimin teje të skajshmë të profesioneve të lira.

Partia e Lirisë, e ka mbajtur këtë qëndrim, duke paralajmëruar se rritja e normës tatimore për profesionet e lira, do të sillte jo vetëm ngarkesën të tyre të tejskajshme, krahasuar me tatim paguesit e tjerë, dhe diskriminimin e tyre, por njëkohësisht do të vështirësonte akoma më shumë, gjendjen finciare të kësaj shtrese.

Shtresë e cila duhet inkurajuar, në mënyrë që të ketë një mbështetje.

Rreziku tjetër i kësaj politike fiskale në lidhje me profesionet e lira, do të jetë rritja akoma më e madhe e informalitetit. Sipas specialistëve, jo vetëm që ky numër nuk do të zvogëlohet për mbylljen e aktiviteteve të tyre, por parashikohet rritje e konsiderueshme e profesioneve të lira, të cilat do të jenë të detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre.

Ju faleminderit!