MENU
klinika

Parashikimi i motit

Harrojeni plazhin. Rikthehet shiu

24.08.2018 - 17:59

Nëse keni bërë plane për fundjavë, moti nuk do të jetë edhe aq favorizuar. Të paktën të dielën, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.

Parashikimi i Meteolab

Sot dhe nesër, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë ët ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër.

Dita e diel sjell fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë terriotin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA

“SPAK do të shpëtojë Shqipërinë nga të korruptuarit”

Ngjela për arrestimin e Metës: Hetimi ka ende sekrete!