MENU
klinika

Biden “dush të ftohtë” Netanyahu-t

Pse kryeministri izraelit po e zvarrit me qëllim konfliktin

05.06.2024 - 08:30

Presidenti amerikan Joe Biden tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të jetë duke e zvarritur luftën në Gaza për arsye politike, sipas një interviste të publikuar nga revista “Time” dje. Biden e dha intervistën më 28 maj, ditë përpara se të zbulonte propozimin e armëpushimit në Gaza dhe në një kohë kur Netanyahu po përballet me ndarje të thella politike në Izrael. I pyetur nga një gazetar nëse mendon se Netanyahu po e bën më të vështirë konfliktin për arsyet e tij politike, Biden u përgjigj se “sigurisht është e justifikuar që njerëzit të vijnë në këtë përfundim”. Biden, i cili po bën presion për t’i dhënë fund luftës gati tetë-mujore, tha gjithashtu se nuk ishte “e sigurt” që forcat izraelite të kishin kryer krime lufte në Gaza. Muajin e kaluar, prokurorët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë kërkuan urdhra arresti për Netanyahun dhe shefin e tij të mbrojtjes, si dhe tre liderë të Hamasit për krime të dyshuara lufte. Izraeli nisi një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gaza tetorin e kaluar, duke u zotuar të shkatërrojë grupin palestinez Hamas pasi pushtoi Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng 250, sipas të dhënave izraelite. Rreth 120 pengje janë ende në Gaza. Më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur në sulmin e Izraelit në Gaza, sipas autoriteteve shëndetësore atje, të cilët thonë se mijëra trupa të tjerë janë varrosur nën rrënoja. Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin luftën, por në të njëjtën kohë fajësojnë kryeminsitrin izraelit Netanyahun për gabimet e sigurisë kur sulmuesit e Hamasit sulmuan qytetet izraelite pranë Gazës më 7 tetor dhe nuk votuan për të në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e ish-komandantit të lartë të NATO-s

“Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit”

SHBA nuk duhet të ngatërrojë mjetet me qëllimet

‘Konkurrenca për fuqi duhet të ndalë’