MENU
klinika

Nga konferenca, në takim “kokë më kokë”

Dhurata që i dha Rama Melonit në fund të vizitës

05.06.2024 - 19:48

Kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim privat me homologen e tij italiane Giorgia Meloni, pas vizitës që zhvilluan në kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër.

Pas inspektimit të dy qendrave që po ngrihen për refugjatët, dhe pas konferencës së përbashkët që zhvilluan në mesditë mësohet se dy liderët e vendeve kanë zhvilluar dhe një takim privat mes tyre.

Mësohet se në mbyllje të takimit, Rama i ka dhuruar homologes së tij librin e tij që titullohet “Kurbani”. Siç mund të shihet dhe në foto, Meloni mban në duar librin e dhuruar nga kryeministri teksa ky i fundit duket se i sqaron përmbajtjen e librit.