“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të kurohet kisti në mitër?
Mjeku: Së pari duhet parë madhësia e kistit dhe përcaktuar natyra e tij. Kjo ka vlerë për mjekimin. Përgjithësisht kistet me natyrë beninje (me natyrë të mirë) mjekohen me hormone. E mira është që të marrim një cikël tre mujorë me hormone, duhet ribërë sërish ekoja për të parë nëse është zhdukur apo jo. Nëse nuk është zhdukur, sigurisht cikli me hormone mund të vazhdojë edhe një tremujorë tjetër, 6 muaj deri në një vit, por përgjithësisht kistet që janë me natyrë të mirë (janë të rregullta, brenda kanë një likuid (lëng) të pastër pa ngjyrë), trajtohen shumë mirë me hormone. Nëse kisti pastaj është i turbulluar brenda, pra ka një natyrë tjetër përbërja brenda masës kistike, është shumë e rëndësishme që përpos ekos, duhet bërë një lloj ekzaminimi që është CA 125 për të përcaktuar se si do të dalë CA 125 dhe kjo ka vlerë pastaj për më tej, sepse kistet përfundojnë edhe në heqjen e tyre.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.