MENU
klinika

Detaje Kryesore të Rrugës së Re

Nisin fluturimet direkte për në Valencia nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

07.06.2024 - 13:28

6 qershor 2024, Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiaranës ofron si mundësi për udhëtarët. Më datë 6 qershor u nis fluturimi i parë drejt këtij qyteti fantastik të Spanjës, Valencia përmes linjës ajrore low cost, WizzAir. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), është kthyer në epiqendrën e acviacionit të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar përherë e më shumë lidhje të Tiranës me qytete botërore.

Gjatë ceremonisë përuruese të linjës Tiranë – Valencia në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit, u shpreh: “Një tjetër ditë e rëndësishme për aeroportin e Tiranës, që nis të tjera fluturime dikekte. Tashmë Wizz Air lidh Shqiperinë me një tjeter destinacion në Spanjë, Valencian, pas Seviljas, Madridit dhe shumë të tjera. Më e rëndësishmja është që ne po vazhdojmë të rritemi. Objektivi ynë eshtë që këtë vit të presim mbi 9 milion pasagjerë, duke e bërë aeroportin e Tiranës me rritjen më të madhe në ballkanin perëndimor. WizzAir është një partner i rendësishën i yni, si operatori ajror më i madh në TIA.”

Nga Qyteti i Arteve dhe Shkencave futuristike, deri tek qyteti i vjetër i këndshëm dhe festivali i famshëm Fallas, Valencia premton një përvojë të paharrueshme për të gjithë llojet e udhëtarëve.

Tamara Nikfirorova, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air, theksoi se: “Jemi të emocionuar të nisim këtë rrugë ekskluzive për në Valencia, duke ofruar klientëve tanë më shumë opsione udhëtimi dhe fleksibilitet. Valencia është një qytet i gjallë me shumë për të ofruar, dhe pohojmë të entuziazmuar se jemi linja e parë ajrore që lidh direkt Tiranën me këtë destinacion fantastik. Ky destinacion i ri thekson angazhimin tonë për të zgjeruar rrjetin tonë dhe për të ofruar opsione udhëtimi të përballueshme për pasagjerët tanë.”

Valencia, e njohur për plazhet e saj mahnitëse, trashëgiminë e pasur kulturore dhe kuzhinën e shijshme, është një destinacion shumë i kërkuar. Kjo linjë e re pritet të rrisë komoditetin e udhëtimit dhe të hapë mundësi të reja emocionuese për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetin lokal.

Miguel Angel Perez, Zëvendës Drejtori i Visit Valencia, shprehu entuziazmin për nisjen e këtij fluturimi direkt. “Kjo linjë do të ndihmojë qytetarët e Valencias të vizitojnë parajsën natyrore mahnitëse të Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë të zbulojnë Kryeqytetin e Gjelbër të Europës, Valencian, qytetin e parë mesdhetar që merr këtë titull.

Nën menaxhimin e Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po zgjeron me shpejtësi rrjetin e fluturimeve, duke e lidhur kryeqytetin shqiptar me një sërë destinacionesh të reja në mbarë botën. Me anë të planifikimit strategjik dhe investimeve të vazhdueshme, zhvillimi i aeroportit po forcon pozicionin e Shqipërisë si një qëndër kryesore në rajon.

Detaje Kryesore të Rrugës së Re:

​Data e Fillimit: 6 Qershor 2024
​Qyteti i Nisjes: Tirana, Shqipëri (TIA)
​Destinacioni: Valencia, Spanjë (VLC)
​Frekuenca: 3 herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë.
​Kohëzgjatja e Fluturimit: Rreth 2 orë e 55 minuta

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reportazhi për Tiranën nga ‘Vogue Italia’

Një qytet i ri, i gjallë dhe autentik e larg klisheve turistike