MENU
klinika

Detajet

Rama me Thaçin: Qoftë ky vit i i Shqipërisë dhe Kosovës!

04.01.2019 - 15:49

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Instagram një foto me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku shkruan se ky vit është i Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama dhe Thaçi janë të ulur të dy pranë oxhakut të ndezuar, ndërsa mbajnë në dorë një gotë me verë.

“Qoftë ky vit i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më datë 29 dhjetor të vitit që lamë pas u firmos edhe “Marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.