Së shpejti nënë për herë të parë, modelja Hailey Bieber zbulon për fansat vështirësinë që po kalon
Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Bieber aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë. Modelja 27-vjeçare ka zbuluar me anë të një InstaStory vështirësitë e shtatzënisë.
Përbri fotos ajo ka treguar përjetimet e saj të pritjes së ëmbël.
“Pra, kush më tregoi për dhimbjen e shpinës”, shkroi Hailey.
Sigurisht që dhimbjet e shpinës janë të zakonshme te gratë shtatzëna që mund të jetë rezultat i peshës shtesë ose ndryshimit të niveleve të hormoneve.
Nga ana tjetër disa këshilla për të lehtësuar dhimbjen e shpinës gjatë shtatzënisë përfshijnë ushtrimin e qëndrimit të mirë, gjumin, qëndrimin aktiv dhe testimin e terapisë së nxehtë ose të ftohtë.