18.06.2024 - 11:26
Tuneli i Llogarsë do të hapet më 5 Korrik 2024. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama në një postim në Facebook.
Krahas lajmit, kryeministri Rama ka shpërndarë dhe një pamje më të plotë të tunelit të Llogarsë, ku po kryhen punimet e fundit deri në hapjen e tij.
Puna për tunelin do të rifillojë në vjeshtë për të përfunduar të gjithë veprën, përfshirë tunelin e emergjencës.
Këtë vit kalimi në tunel do të jetë falas, ndërsa pagesa do të nisë nga viti i ardhshëm.
Tuneli i Llogarasë, me një gjatësi 5.9 kilometra, do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Vlora për në Palasë në vetëm 20 minuta.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Aeroporti Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë...
Balluku tregon projeket madhore të qeverisë
Kur fillojnë punimet?
Hapet tenderi për aeroportin e Vlorës
"Nga sot ky aks është i hapur për publikun"