MENU
klinika

"Nga sot ky aks është i hapur për publikun"

Bypass-i i Fierit/ Rama: Mbyllen përfundimisht punimet

15.06.2020 - 12:22

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, është mbyllur përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standardet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit.

Sipas njoftimit këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.

Rama ka njoftuar se brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkurtohet me 35 minuta rruga për Vlorë

Bypassi i Fierit/ Krahu tjetër hapet në nëntor