MENU
klinika

Karta e Ballkanit të hapur

Qeveria nxjerr dokumentin për punësim pa leje qëndrimi në Serbi dhe M. e Veriut

19.06.2024 - 20:03

Ky është dokumenti miratuar nga qeveria e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që i jep akses të lirë në tregun e punës prej 12 milion banorësh çdo individi të interesuar.

Sipas protokollit të miratuar nga qeveria dhe të botuar në fletoren zyrtare, qytetarët do mund të aplikojnë nëpërmjet një platforme të posaçme elektronike të ngritur nga të treja shtetet. Aplikimi për pozicionet e hapura të punës do të bëhet nëpërmjet kartelës që quhet Karta e Identitetit të Ballkanit të Hapur, ku çdo punonjës pajiset me kodin e tij unik.

Nëse aplikanti do të pranohet në një nga pozicionet e punës, në lojë më pas do të hyjë Drejtoria Rajonale e Migracionit dhe Kufijve për të dhënë elektronikisht një vulë që do të konfirmojë lejen për lëvizjen e lirë të punonjësit.

Protokolli specifikon se nëse qytetarët e tre shteteve kanë marrë leje për qëndrim të përkohshëm, ata nuk mund të aplikojnë për akses në tregun rajonal të punës pa revokuar më parë lejen.
Protokolli përcakton tashmë ngritjen e një grupi pune të përbashkët me përfaqësues nga të tre shtetet që do të zgjidhin të gjitha pengesat ligjore dhe teknike që do të dalin gjatë krijimit të platformës elektronike të punësimit dhe implementimit të kësaj marrëveshje.

Krijimi i tregut të lirë të punës u firmos si iniciativë e Open Balkan në samitin e mbajtur në Tiranë në dhjetor të 2021-shit. Më pas, në Samitin tjetër në Shkup, tre shtetet firmosën sërish protokollet e përbashkëta për vënien në jetë të këtij projekti./tch

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin