MENU
klinika

"Moska mund të ndryshojë kohën e përdorimit të armëve bërthamore..."

Nxehen ‘gjakrat’/ Ligjvënësi rus bën paralajmërimin e frikshëm

23.06.2024 - 13:25

Moska mund të ndryshojë kohën e përdorimit të armëve të saj bërthamore nëse kërcënimet kundër Rusisë rriten, ka deklaruar Andrei Kartapolov, kreu i komitetit të mbrojtjes të dhomës së ulët ruse, të dielën.

Komentet e ish gjeneralit pasojnë paralajmërimet e fundit nga presidenti Vladimir Putin se Moska mund të ndryshojë doktrinën e saj bërthamore, e cila përcakton kushtet në të cilat armë të tilla mund të përdoren.

“Nëse shohim se sfidat dhe kërcënimet rriten, kjo do të thotë se ne mund të korrigjojmë diçka në (doktrinën) në lidhje me kohën e përdorimit të armëve bërthamore dhe vendimin për ta bërë këtë përdorim,” citoi agjencia e lajmeve RIA, raporton Reuters.

“Por sigurisht, është shumë herët për të folur për specifikat tani”, ka deklaruar Kartapolov.

Doktrina bërthamore e Rusisë 2020 përcakton se kur presidenti i saj do të konsideronte përdorimin e një arme bërthamore: gjerësisht si një përgjigje ndaj një sulmi që përdor armë bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë, ose armë konvencionale “kur vetë ekzistenca e shtetit vihet në rrezik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN