MENU
klinika

Ka pasuri, çmime dhe femra por…

Pse Ben Affleck asnjëherë nuk është i lumtur?

24.06.2024 - 13:17

Aktori i njohur Ben Affleck duket të jetë njeriu më i pakënaqur në Hollywood, pasi ai shpesh fotografohet nga kamerat me fytyrën e irrituar sa herë që del në Los Angeles dhe kur merr pjesë në tapetin e kuq.

Ndonëse ai ka çmimet, vlerësimet, femrat gjithmonë të bukura në krah dhe një pasuri që i kalon 150 milionë dollarët lumtura nuk është në zemrën e tij.

51-vjeçari duket se nuk është i lumtur dhe asgjë nuk e gëzon. Publikimet që citojnë burime thonë se si person ai është serioz, gjë që ai vetë e pranoi në një intervistë me Kevin Hart.

Beni tha në mënyrë karakteristike: “Edhe unë jam pak i turpshëm. Nuk më pëlqen shumë vëmendja. Kjo është arsyeja pse njerëzit më shikojnë dhe thonë: ‘Pse ky djalë është gjithmonë i zemëruar?’. Sepse dikujt e kishte kamerën e tij të mbërthyer në fytyrë, dhe unë them: ‘Mirë, le të shkojmë”. Njerëzit projektojnë diçka mbi mua që unë nuk e ndjej fare për veten time.”

Një ndër arsyet që Ben nuk është i lumtur mund të jenë edhe problemet që ka me bashkëshorten e tij Jennifer Lopez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain