Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të Demokracisë së Re ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri, të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e Fredi Belerit.
Mitsotakis theksoi se lëvizjet e fundit të Shqipërisë nuk e ndihmojnë atë në rrugën drejt integrimit europian dhe nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.
Sipas Mitsotakis, ‘ëndrra europine e Edi Ramës kalon përmes një proverbi të njohur grek: ashtu siç shtriheni ashtu edhe do flini’.
Kreu i qeverisë helene nuk la pa përmendur as Maqedoninë e Veriut. Sipas Mitsotakis, Shkupi nuk e nisi mirë, pasi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se i kanë bërë hesapet pa hanxhijtë”, përfundoi Mitsotakis.