MENU
klinika

“Vendin e morëm në dorë copë e çikë…. “

Paga e mësuesve 950 euro, Rama: Më e mira është ende përpara!

27.06.2024 - 12:30

Qeveria zyrtarizoi rritjen e pagave për administratën publike, që hyn në fuqi muajin korrik. Përfitues janë 135 mijë punonjës. Pagat do të rriten për të gjitha profesionet, përfshirë këtu edhe arsimtarët, rroga e të cilëve pritet të shkojë në 950 euro.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se më e mira është ende përpara, teksa shton se reforma në arsim ishte copë e çikë, në kohën kur qeveria aktuale e mori në dorë.

“Mirmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rreth 30 mijë do të jetë numri i arsimtarëve që do të përfitojnë rritje të pagës.

“Nga 1 korriku rriten pagat për 30 mijë punonjës të sistemit arsimorë. Paga rritet me 18 mijë lekë mbi pagën mesatare. E thënë ndryshe me këtë rritje paga mesatare në arsim arrin në 900 euro”, sqaroi Manastirliu një ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet e karburantit, moti i keq dhe Covid-19

Pse çmimet e ushqimeve janë më të larta sot?