MENU
klinika

“Kemi ça kemi në shtëpi…“

Do ta heqi Kryemadhin nga Kryesia pas divorcit? Përgjigjet Meta

28.06.2024 - 14:09

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për mediet. Divorci me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi vijon të jetë ende në qendër të debatit publik. I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e kryesisë së PL-së pas vendimit për divorc, Meta tha se raportet personale nuk i ngatërron me ato politike.

A është më Kryemadhi anëtare e kryesisë së PL?

Meta: Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL, respekton statutin është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL por edhe t’i bashkohet si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model politik.

-Si e ndihmon fuqimzimin e PL-së deklarata juaj se Kryemadhi ka menaxhuar paratë, teksa jeni nën hetim pasuror?

Meta: Unë mbaj përgjegjësi për veprimet që kam kryer por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet që kanë kryer apo do të kryejnë persona të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vendimin e mora pasi ajo foli në SPAK“

Meta shpjegon arsyet e divorcit me Monika Kryemadhin