Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus. Për javë të tëra flitet në medie se ai dhe Sara Hoxha mund të jenë ndarë, por që nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga ana e tyre.
Së fundmi, në festivalin “South Outdor Fest”, ku ai mori pjesë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, – e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën.“Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram”, po bën xhiron me të madhe.
Kjo deklaratë e reperit vjen në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Reperi i njohur Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes në median rozë për shkak të ndarjes së tyre të shumëpërfolur.Dyshja nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.
Provë për këtë është rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e influenceres, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu vihet re edhe prania e PoemBlu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.