MENU
klinika

Versioni i fshehur

Kujdes! Rikthehet mashtrimi i WhatsApp

05.01.2019 - 15:25

Një nga mashtrimet më të vazhdueshme që qarkullon për rrjetin më të madh të mesazheve WhatsApp është se ekziston një version i fshehur premium i quajtur ‘WhatsApp Gold’.

Nëse jeni të përgatitur për të paguar disa para për të, ju mund të zhbllokoni këtë version shtesë që përfshin opsione më shumë se version falas.

whats app gold-konica.al

WhatsApp, e cila është në pronësi të Facebook shkarkohet falas në Google Play ose Apple Store. Por dy vjet më parë, mashtruesit filluan të sugjeronin se kishte një përditësim të fshehtë për WhatsApp që u jepte përdoruesve disa opsione më shumë.

Në fakt, ata donin t’i mashtronin që të shkarkonin malëare (software që ka për qëllim të dëmtojë ose të caktivizojë kompjuterët apo sistemet kompjuterike).

Mashtrimi u zbulua nga mediat, por vijon të shfaqet herë pas here duke i treguar përdoruesve se kanë sjellë të reja.