MENU
klinika

Ngrihet alarmi

Meteorologët paralajmërojnë të nxehtë ekstrem për të dytin vit radhazi

04.07.2024 - 13:11

Administrata Meteorologjike e Kinës tha këtë të enjte se pret që temperaturat në shumicën e zonave në të gjithë vendin të jenë relativisht të larta gjatë muajve të ardhshëm.

Vendi përjetoi mot jashtëzakonisht të ngrohtë për pjesën më të madhe të vitit, me temperatura mesatare nga marsi në maj në nivelet më të larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, raporton Reuters.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë vera e dytë radhazi e nxehtësisë ekstreme, e cila, sipas tyre, shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

Ata vunë në dukje gjithashtu se në korrik, Kina mund të presë deri në dy tajfunë, të cilët do të lëvizin në drejtimin perëndimor ose veriperëndimor.

Vitin e kaluar, dy tajfunë të fuqishëm, Doksuri dhe Haikui, shkaktuan reshje të dendura shiu që thyen rekorde në disa zona, shkaktuan përmbytje dhe detyruan popullsinë të evakuohej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkencëtarët të shqetësuar

“El Nino” nis ciklin e tij në glob


“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”

"Takime me njerëzit brenda e jashtë partisë"

Zgjedhjet 2025/ Rama publikon pamjet e drejtuesve politikë të PS

"Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet"

Adriatik Lapaj zbulon se ku do të jetë kandidat për deputet