Era Rusi, një nga këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare, është vënë në siklet mbremjen e djeshme nga një pyetje.
E ftuar në “Top Arena” moderatorja e pyet: “Sa para merr nëpër dasma?”
Duke u mundur ti shmanget përgjigjes Era tha: “Problemi është që ti duhet të paguash orkestrën, dixhejn, foninë janë shumë gjëra.
Çmimi rritet në varësi të komponentëve që klienti kërkon të shtojë, kshuqë sa më shumë gjëra të mëdha dhe të bukura të duash të besh aq më shumë do hidhesh”– perfundon duke qeshur këngëtarja.
Duke na lënë të kuptojmë se shuma që ajo merr është e lartë dhe e justifikon punën e bërë.
Rikujtojmë që Era njihet si një këngtaret me vokalin më t mirë. Ajo shihet shpesh në koncerte dhe dasma të cilat i publikon në rrjetet e saja sociale.