MENU
klinika

Eli Malaj jep detajet

A është “Mosmirënjohja” dedikim për Xhensila Myrtezajn?

09.07.2024 - 17:06

Këngetarja e njohur Eli Malaj kohët e fundit ka qënë në qëndër të vëmëndjes për bashkpunimin e fundit që pati me aktorin Bes Kallaku.E ftuar në një emision televiziv ajo mori shumë mesazhë të bukura nga miqtë por më i veçanti dukejse ishte nga Bes Kallaku.: “Je yll bote! Je më e mira në botë! Të hëngsha zemrën!”, tha aktori në videomesazhin e dërguar.

Kënga e tyre u mor nga të gjithë si një dedikim që Besi i bënte ish-partneres së tij Xhensila Myrtezaj. E pyetur për bashkëpunimin e tyre, “Mosmirënjohja”, Eli tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të ishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Ishte nje momenti i keq i Besit,” përfundon këngëtarja duke na lënë të kuptojmë se aktori e ka vuajtur thellë ndarjen me Xhensilën.Ish-çifti Besi dhe Xhensila ishin prej shumë vitesh në një lidhje të kurorëzuar edhe në martes, shpesh ata shfaqeshin të dashuruar në rrjetet e tyre sociale. Ata gëzojnë dy fëmjë bashkë ku i fundit erdhi në jetë para pak muajsh. Por pak muaj më parë u vu re se marrdhënia e tyre ishte krisur. Rikujtojmë që dyshja nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me ndarjen e tyre deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“A e di sa zemrën ma ke vrarë”

Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku?