MENU
klinika

"Do vrisja për ty..."

Fedez shtrohet sërish në spital prej hemorragjisë së brendshme

12.07.2024 - 13:19

Duke parë postimet e tij në Instagram deri në mbrëmjen e 10 korrikut, gjithçka dukej e qetë, të paktën derisa Fedez zgjodhi të publikonte një foto të tij të shtrirë në një shtrat spitali. “Jam si DJ Khaled kur thotë “Një tjetër”, por me hemorragji të brendshme”, ka shkruar reperi me një status ironik, ndoshta në përpjekje për të qetësuar ndjekësit e tij.

Pas postimit të vargut të një kënge të re për atë që i ndodhi – “E ke gabim nëse mendon se nuk të kam dashur kurrë. Unë do të kisha vrarë për ty, por ti më ndalove. Vrimat në stomak që bëra, për gjithë neverinë që mblodha” – Fedez më pas falenderoi mjekët dhe infermierët e Poliklinikës së Milanos, të cilët “gjetën hemorragjinë e brendshme përpara se të ishte vonë, për fat”.

“Pikërisht në këto momente kupton se është më mirë të humbasësh disa njerëz sesa t’i gjesh”, ka shkruar Fedez, ndërsa Adnkronos Salute na ka treguar më shumë për atë që ka ndodhur. Duket, në fakt, se Fedez së fundmi i është nënshtruar një gastroskopie pas humbjes masive të gjakut dhe një procedure për ta ndaluar atë.

Në shtatorin e kaluar, siç dihet, reperi u shtrua për rreth dhjetë ditë në spitalin Fatebenefratelli në Milano dhe iu nënshtrua një operacioni për hemorragji të brendshme të shkaktuar nga dy ulçera. Testi i ri është kryer edhe në kryeqytet, por në një tjetër objekt.

Me pak fjalë, është e qartë se Fedez ende po lufton me një problem shëndetësor që është ende jashtëzakonisht delikat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Situatat e vështira duhen mbajtur mes çiftit"

Me unazën në gisht, Chiara Ferragni mohon lajmet për ndarje


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!