MENU
klinika

Detajet

Rama mbledh qeverinë sot në Elbasan, në takim edhe…

06.01.2019 - 08:49

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme qeverinë në një takim informal në Elbasan ku do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.

Në fokus të këtij takimi do të jenë prioritetet e këtij viti për qeverinë Rama.

Nuk do të mungojnë në takim kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

rama-konica.al

Mbledhja e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. 

Kryeministri Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra dhe të kalojë në postin e zv.kryeministrit, deputetin socialist, Erion Brace.