MENU
klinika

Nga The Economist

Trump dhe vendimet që kanë çorientuar gjithë botën…

06.01.2019 - 11:15

Nuk u desh shumë kohë që vendimi i Amerikës për t’u tërhequr nga Siria të ndjehej në të gjithë Lindjen e Mesme.

Regjimi sirian, së bashku me aleatët rusë dhe iranianë, u gëzuan. Vendet arabe nxituAN për t’u bërë bashkë me udhëheqësin e Sirisë, Bashar al-Assad. Aleatët kurdë të Amerikës, kërkuan që të ndihmonte në shmangien e një pushtimi turk.

Me një postim të vetëm në Twitter më 19 dhjetor, “Ne kemi mundur ISIS në Siri, arsyeja ime e vetme për të qenë atje”, Presidenti Donald Trump ka tronditur gjeopolitikën e rajonit.

Ajo njofton ndryshime të mëdha: një dalje amerikane, një triumf për Iranin dhe Rusinë, kthimin e Sirisë, etj.

Vendimi i Trump për të tërhequr trupat e Amerikës nga Siria Lindore nuk ka habitur askënd më shumë se të dërguarit e tij në rajon. Në fakt, në prill të vitit të kaluar ai deklaroi se forcat amerikane së shpejti do të largoheshin. Por në shtator administrata e tij njoftoi se, ata do të siguronin humbjen e qëndrueshme të Shtetit Islamik, largimin e forcave iraniane dhe të huaja dhe krijimin e një qeverie të pranueshme ndërkombëtarisht.

Xhejms Xhefri, i dërguari i posaçëm për Sirinë, tallet me idenë se Assad mund të presë që Amerika të heqë dorë: “Unë mendoj se nëse kjo është strategjia e tij, ai duhet të presë për një kohë të gjatë”.

Siç thotë një ministër arab: “Vendimi ishte një surprizë. Por jo fakti që Amerika ndryshoi politikën. Ky është ndryshimi i pestë ose i gjashtë në politikën e Amerikës në Siri. A mundet Trump të ndryshojë mendje përsëri? Më 30 dhjetor Lindsey Graham, një senator republikan, dukej sikur e bindte Trump që të ngadalësonte tërheqjen, që do të ndodhte për më shumë se katër muaj dhe jo një. Izraeli dhe Jordania po mundoheshin që forcat amerikane të qëndronin në disa zona, veçanërisht në jug.

Trump e sheh veten si antitezë të Barak Obamës. Ai “shkatërroi” marrëveshjen bërthamore të paraardhësit të tij me Iranin, “përqafoi” Arabinë Saudite dhe njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Obama hezitoi të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Assad për përdorimin e armëve kimike në 2013, ndërsa Trump hodhi raketa të lundrimit në bazat siriane.

Megjithatë, Trump i ngjason Obamës, veçanërisht në dëshirën e tij për të reduktuar përfshirjen e Amerikës në Lindjen e Mesme, ku presidentët kanë pësuar shumë dështime dhe kanë patur pak suksese.

Sa i përket Sirisë, Trump thotë qartë se Amerika nuk ka interes aty.

Humbësit e menjëhershëm janë kurdët e Sirisë, ëndrra e të cilëve për krijimin e një rajoni autonom në Siri duket e rrezikuar. Luftëtarët e tyre, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), kanë dëshmuar të jenë aleatët më të aftë në luftën e Amerikës kundër xhihadistëve.

Prania e Amerikës, nga ana tjetër, ndihmoi në mbrojtjen e YPG nga sulmi i Turqisë.

Njoftimi i tërheqjes së Trump erdhi pasi ai foli me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Nëse  Trump kishte frikë nga një përplasje mes trupave amerikanë dhe turq, është e paqartë. Prioriteti i Erdogan do të jetë largimi i luftëtarëve kurdë në kufirin e Turqisë. Kjo mund t’i japë xhihadistëve një mundësi për të dalë përsëri, siç bënë pas tërheqjes së Obamës nga Iraku në vitin 2011.

Fituesi më i madh është pa dyshim Assad.

Në një luftë që ka vrarë rreth 500,000 njerëz dhe ka zhvendosur rreth 13 milion, Assad dukej se ishte në prag të humbjes në vitin 2015. Por, me taktika brutale dhe me ndihmën e Rusisë në ajër dhe Iranit dhe militantëve shiitë në tokë, ai ka rifituar pjesën më të madhe të vendit të tij. Ai duket i vendosur të vazhdojë të luftojë derisa të ketë rimarrë të gjithë territorin e tij.

Shtetet arabe sunite tani po pajtohen me Assad.

Më 16 dhjetor Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, u bë kreu i parë i shtetit arab që viziton Damaskun që nga pranvera arabe në vitin 2011. Në 27 dhjetor Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën ambasadën e saj në Damask. Një takim i liderëve arabë në Bejrut më vonë këtë muaj pritet të diskutojë ftimin e Asadit në një samit në Tunizi në mars.

Irani, nga ana e tij, po i bën thirrje forcave irakiane për të ndihmuar në mbushjen e boshllëkut të lënë nga Amerika në Siri.

Nëse Amerika e lë tërësisht Sirinë, Irani do ta ketë më të lehtë të krijojë një urë tokësore për Libanin, për të furnizuar aleancën e saj të fuqishme, Hezbollah.

Duke ruajtur kështu Assad, Rusia po e zhvendos Amerikën si ndërmjetësi i pushtetit në rajon. Rusia ka lidhje të forta me të gjithë aktorët kryesorë, përfshirë Izraelin dhe shtetet e Gjirit.

Izraeli, gjithashtu, e ka kursyer shumë Rusinë. Kryeministri i saj, Binyamin Netanjahu, e ka takuar vazhdimisht Putin me shpresën që të paktën të sigurojë që Izraeli nuk do të veprojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij. Trump premtoi se do të kujdesej shumë për Izraelin dhe më pas alarmoi duke thënë se iranianët mund të “bëjnë sinqerisht çfarë të duan” në Siri…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump po heq dorë nga vendimi?