Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në Twitter, pas dy artikujve të “Washington Times” kundër qeverisë shqiptare.
Shkrimi i sotëm kushtuar reforëmës në Drejtësi dhe Vettingut, bëri që të përgjigjet vetë kreu i qeverisë, Rama.
Sipas The Washington Times vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute duke vendosur pas gjithë kësaj miliarderin George Soros.
Në shkrim thuhet se gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar.
Megjithatë kryeministri është kundërpërgjigjur duke thënë se ato janë artikuj të paguar. Në postimin e tij Rama shprehet i vendosur për të pastruar “me rrënjë drejtësinë”
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike!Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë,” shkruan Rama.