MENU
klinika

"Nuk lejohen të votojnë ata me karta identiteti të skaduara"

Himara zgjedh sot kreun e Bashkisë!

04.08.2024 - 08:38

Himara mban këtë të diel zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetarin e bashkisë. Rreth 23 mijë zgjedhës do t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo të socialistëve dhe Petro Gjikuria të opozitës.

Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë dërguar në KZAZ 38 për tu shpërndarë më pas në 36 qendrat e votimit në këtë bashki. Këto të fundit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera.

Ndërkohë komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta identiteti të skaduara. Për shkak të tyre është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat, por sipas KQZ ka rinisur sërish

Një orë nga nisja e procesit të votimit në zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës, 70 votues nuk arritën të votojnë për shkak të skadimit të kartave të identitetit.

Komisionerët QV 4590/1 vendosën që të mos lejohen të votojnë, derisa të ketë një vendim nga ana e autoriteteve për t’i lejuar.

Në këto zgjedhje ministria e brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID, sikurse në zgjedhjet e mëparshme. Sipas sekretarit të KZAZ në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin