MENU
klinika

Ushqime për Gjadrin e Shëngjinin

Hapet tenderi i Departamentit për Migracionin

08.08.2024 - 18:12

Shqipëria po bëhet gati për të pritur më shumë azilkërkues. Në pritje të emigrantëve që do të vijnë nga Italia e që do të akomodohen në Gjadër e Lezhë, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka hapur një tender për blerje ushqimesh. Në ftesën për ofertë të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik kërkohet blerja e 900 bukëve, 300 kilogramë oriz e makarona, 180 kilogramë fasule e thjerrëza si dhe 240 kilogramë mish.


Në relacionin që shoqëron dokumentet e tenderit specifikohet që buka duhet të ketë forme të drejtë, normale, pa deformime dhe sipërfaqja e bukës duhet të jetë e lëmuar dhe pa plasje te ndryshme. Mishi ndërkohë kërkohet që të jetë nga kofshët e viçit.


Departamenti për Kufirin dhe Migracionin kërkon të blejë gjithashtu 150 kilogramë sallam, 120 kilogramë djathë i bardhë, 600 litra qumësht i freskët dhe 600 kilogramë patate.

Kush është që të gjitha këto produktet të jenë prodhime vendase dhe të certifikuara nga autoritet përkatëse. Dorëzimi i artikujve ushqimore deri në magazinën e Qendrës së Mbyllur për të Huajt, Karreç do të bëhet nga subjekti që do të shpallet fitues. Kompanitë e interesuara kanë kohë vetëm 24 orë për të paraqitur oferta e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbërrijnë banesat e parafabrikuara për strehim

Emigrantët afrikanë me 10 gusht në Gjadër