MENU
klinika

Sa do të shënojë termometri

Bëhuni gati për “të shkrirë”/ Vala e të nxehtit arrin pikun të premten

14.08.2024 - 18:30

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin do të qëndrojë deri në fundjavë, ku do të arrijë pikun ditën e premte. Sipas sinoptikanëve, në disa zona, temperatura do të shënojë 41 gardë në hije.

“Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nën valën e të nxehtit afrikan siç është përfshirë i gjithë Mesdheu. Dita e premte do të shënojë edhe temperaturat më të larta të kësaj vale.
Vetëm pas kësaj dite, temperaturat do të ulen gradualisht, duke bërë që pas datës 18 Gusht të kemi një ndryshim të motit. Nga fundjava presim tërheqje të valës graduale të shtunën 2, të dielën 3 gradë rënie.”, tha Lajda Porja.
Nuk do të mungojnë edhe ditët me reshje shiu.
“Java tjetër e paqëndrueshme reshje në pjesën më të madhe të territorit me të fokusuara në veri dhe qendër.

15 ditëshi i dytë i Gushtit do të jetë me vlera tipike të muajit 34-35 gradë. Pjesa e dytë e Gushtit do ketë temperatura drejt vlerave normale, 34-35 do kemi shumë pak ditë me 37 dhe 38 gradë. Problem mbetet era, sidomos në zonat e përfshira nga zjarret.”, sqaroi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN