MENU
klinika

Ja kur pritet të thyhet rekordi

“Të hënën shkon 42 gradë”/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

14.07.2023 - 14:43

Temperaturat shënojnë 40 gradë sot në shumë qytete të vendit por priten ditë më të nxehta.

Metereologia Lajda Porja tha se kjo valë e të nxehtit parashikohet deri në fund të muajit, ku mund të kemi edhe thyerje të rekordit të temperaturës 44 gradë.

“Kjo valë ka nisur të martën në mbrëmje, sot është kulmi i parë i kësaj vale. Sot parashihet shumë qytete të ultësirës perëndimore të shënojnë temperatura mbi 40 gradë. problematike situata paraqitet në zonat e izoluara si Elbasani, Berati, Gjirokastra, presim temperatura deri në 42 gradë. Ndërkohë në kryeqytet, Shkodra Lezha Fieri Lushnja do jenë 40-41.

Kjo valë ka një tërheqje në fundjavë, por shumë e lehtë, me një gradë dhe jo shumë e ndjeshme. Dita e hënë do të kthejë sërish temperaturat deri në 42 gradë. Parashikohet që kjo valë të qëndrojë shumë gjatë, të paktën deri në fundin e muajit. Por do aktivizohet sërish duke sjellë temperatura të larta, ku vlera ekstremisht të larta do presë Itali Jugore, Greqia RMV, meteorologët parashikojnë të thyej edhe rekorde historike.

Euro vijon rënien drastike, shkëmbehet me 103 lekë, ja çfarë po ndodh me dollarin dhe paundin
Grupi Wagner në Bjellorusi pas kryengritjes/ Mediat ruse publikojnë foton e pazakontë të Prigozhin, vetëm me të mbathura dhe…
Afera e inceneratorëve, Berisha paralajmëron lëvizjen e radhës

Në vendin tonë gjatë kësaj fundjave 42, shpresojmë në fund të muajit mos kemi thyerje të rekordit. 44 gradë të shënuar në vitet 70 në Kuçovë. Kjo ngjashmëri valët e të nxehtit të 2022-tës për shkak të kohëzgjatjes, por ka temperatura shumë të larta”.-tha Lajda Porja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN