MENU
klinika

Euro dhe dollari në pikiatë

Java nis me minimumin historik të monedhës europiane

19.08.2024 - 14:55

Euro ka kapur nivelet minimale historike në raport me lekun duke u këmbyer sot me mesatarisht 99.72 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Ky kurs këmbimi i lekut me euron nuk është shënuar asnjëherë që prej ditës që euro nisi të përdorej si monedha zyrtare e Bashkimit Europian.

Euro ka qenë në pozita të dobta në raport me lekun gjatë viteve të fundit, por monedha europiane ka humbur ndjeshëm pikë që prej nisjes së sezonit turistik në vend duke favorizuar ndjeshëm ata që importojnë mallra nga Bashkimi Europian, ndërsa janë të dezavantazhuar bizneset që eksportojnë mallra si edhe familjet që jetojnë me dërgesat e të afërmve emigrantë.

Dollari amerikan gjithashtu paraqitet në pozita të dobta ndaj lekut duke u këmbyer sot mesatarisht me 90.33 lekë, ndërsa paundi britanik këmbëhet me mesatarisht 117.05 lekë duke shënuar një forcim të lehtë në raport me lekun kundrejt javës së kaluar.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!