Insajderi i njohur i industrisë së smartfonëve Evan Blass publikoi në rrjetin social Twitter një foto të Galaxy S10.
Është fotoja e parë e qartë e smartfonit të shumëpritur të Samsung i cili do të debutojë muajin e ardhshëm.
Ikonat në ekran janë fshehur por jo ekrani Infinity-O me kamerën e vendosur nën të.
Telefoni i parë me këtë ekran ishte Galaxy A8s prezantuar në Dhjetor. Samsung është prodhuesi i cili nuk ka ndërtuar asnjë telefon me “notch” dhe ka vendosur ta anashkalojë të tërën.
Samsung Galaxy S10 “Beyond 1,” in the wild. pic.twitter.com/EMquh59Kln
— Evan Blass (@evleaks) January 3, 2019
Kamera e re, një dizajn i njohur si “hole-punch” pritet të jetë trendi i smartfonëve vitin e ardhshëm., raporton PCW.
Galaxy S10 është një prej tyre por që do të paraprihet nga Huawei Nova 4.
Tre modele Galaxy S10 priten këtë vit me emrat e koduar Beyond 0, Beyond 1 dhe Beyond 2.
Beyond 0 do të jetë varianti buxhetor konkurrent i iPhone XR. Beyond 1 do të jetë versioni standard dhe Beyond 2 Galaxy S10 Plus.