MENU
klinika

Të gjithë sytë nga qielli

Ndodh fenomeni i Super Hënës Blu, peisazh mbreslënës

19.08.2024 - 22:39

Super Hëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme. Dëshmitarë nga e gjitha bota kanë shijuar peisazhin mbreslënës të këtij fenomeni të rrallë.

Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja. Deri në 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hëna e plotë e zakonshme.


Kjo është e para nga katër super-hënat në katër muajt e ardhshëm. E radhës do të jetë më 18 shtator, e ndjekur nga 17 tetori dhe më pas do të përfundojë me një super-hënë përfundimtare më 15 nëntor.

Super-hënat ndodhin kur një hënë e plotë lind gjatë pikës më të afërt në orbitën e saj me Tokën. Gjithashtu, fenomeni ndodh kur ka dy hëna të plota brenda një muaji të vetëm kalendarik ose katër hëna të plota brenda një sezoni.

Ato janë mjaft të rralla – prandaj është edhe shprehja, “një herë në një hënë blu”.