MENU
klinika

Vonesa e trageteve

Moti i keq paralizon lundrimet nga porti i Durrësit

07.01.2019 - 12:02

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë në port me disa orë vonesë për shkak të detit të trazuar dhe të erës së fortë.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se era me drejtim nga veri-lindja dhe me shpejtësi rreth 45 km/orë ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve “Prince” dhe “AF Francesca” nga Bari drejt Durrësit.

porti durres-konica.al

Trageti “Prince” pritet të mbërrijë në Durrës rreth orës 13.00, ndërsa trageti “AF Francesca” parashikohet të jetë në port rreth orës 16.00.

Era e fortë në pjesën jugore të Adriatikut në javët e fundit ka krijuar disa herë vonesa gjatë lundrimit të trageteve drejt Durrësit dhe anasjellas.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin