MENU
klinika

Nga Berat Buzhala

Ajo që po ndodh sot në Serbi, mund ta ndryshojë përgjithmonë Ballkanin

21.08.2024 - 12:03

Është një luginë në Serbi, quhet lugina Jadar, ku me mjete të tjera po luftojnë Bashkimi Evropian, SHBA-të, Rusia dhe Kina.

N’ate luginë janë zbulu rezerva të mëdha të mineralit që quhet lithium, vlera e të cilit viteve të fundit ka hypë shumë, sepse ai mineral përdoret për prodhimin e baterive të veturave elektrike, industri kjo që po lulëzon, e ku po garojnë fort Lindja dhe Perëndimi.

Aktualisht primatin për prodhimin e baterive e ka Kina. Kjo ka bë që ky shtet komunist ta ketë një avantazh në tregun global, sepse veturat elektrike të prodhuara në Kinë, për shkak të kësaj lande, janë shumë ma të lira sesa ato të prodhuara në Perëndim.

Ka edhe arsye tjera, por kjo është arsye bukur madhore. T’kthehmi në Serbi.

Fillimisht qeveria e Serbisë licencen për me e hapë minierën në Jadar, për me nxjerrë lithium, ia kishtë dhënë kompanisë multimilirdëshe Rio Tinto, që është një kompani multinacionale, britaniko -australiane.

Mirëpo për shkak të protestave dhe kundërshtimeve të mëdha kundër asaj miniere, prej frikës që kjo mundet me i ndiku në zgjedhje, qeveria e Serbisë në vitin 2022 e kishte anuluar lejen.

Megjithatë loja nuk ka përfundu. Një vizitë e rrufeshme në Serbi, para disa ditëve, e kancelarit Scholz, e ka rikthy përsëri në rend të ditës punën e minierës.

Serbia prapë është pajtuar që me rifillu projektin, duke i acaru nervat e partnerëve strategjik, siç janë Rusia dhe Kina.

Perëndimi nuk ka heq dorë prej dëshirës për me e pasë nën kontroll atë minierë, që më shumë se sa deshirë është nevojë, e më shumë se sa nevojë, është plan gjeostrategjik.

Nën 1: Sipas një shkrimi në Neë York Times, Bashkimi Evropian nuk ka me mujtë me e realizu planin zero emitim të dioksidit të karbonit deri në vitin 2050, nëse Serbia nuk e jep këtë minierë. Rezervat aty janë masive, kurse investimi që ka me u bë aty është rreth 3 miliardë dollarë. Do të hapen mbi 20 mijë vende të punës;

Nën 2: Përmes kontrollit të kesaj miniere, Perëndimi po shpreson me e marrë edhe kontrollin e Serbisë, prandaj sipas Neë York Times, Rusia fshihet prapa protestave masive në Serbi, duke i organizu grupet ekstremiste nacionaliste.

Nën 3: Një lidhje e fortë ekonomike e Serbisë me Perëndimin, përmes një investimi strategjik, është goditje për Rusinë, por ndoshta ma shume për Kinën, sepse kjo minierë ia relativizon avantazhin e Kines në fushën e baterive për veturat elektrike.

Aktualisht ne botë jane tri tema të rëndësishme: Mikrochipat, Lithiumi dhe Inteligjenca Artificiale.

Për fatin tonë të keq ura mbi lumin Ibër, miniera e Trepçës, thëngjilli i Obiliqit dhe konvertimet ne Kishën e Llapushnikut nuk e kanë ndonjë peshë të madhe globale.

Çka po du me thanë osht kjo: Perderisa na jena marre me tema absolutisht te kota, kundershtari i jone kryesor ne rajon, Serbia, osht bo faktor interesant ne rrafshin global, fillimisht me shitjen e armeve per Ukrainen, e tash me minieren e Lithiumit, si favore per Perendimin, ndersa retorikisht vazhdon me kane aleate e Rusise dhe Kines. Është e pamundur me supozu se sa larg mundet me vazhdu Serbia me ecë në dy rrugë të ndryshme njëkohësisht.

Ajo çka është lehtë me supozu është që për dallim prej nesh, Serbia po merr pjesë në tryezat ndërkombëtare me resurse të prekshme, të shitshme dhe të vlefshme, si armët dhe mineralet, kurse Kosova vazhdon me qenë peng i ligjëratave boshe ideologjike të krerëve të shtetit, mbi demokracinë dhe socialdemokracinë.

Qysh thonë, nëse nuk je në tryezë, je në meny. Qartazi Kosova nuk është në tryezë.

Kryeministri jonë, depërtimin ma të rendesishem diplomatik të disa viteve të fundit e ka pjesëmarrjen në Konventën e Partisë Demokratike në Chicago, bashkë edhe me 20 mijë veta të tjerë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vazhdon të eksportojë nervozë, histeri dhe mllef të pashpjegueshem.

Ajo edhe dje genjeju për rastin e përfshirjes së axhes burrit të vet në një skadal të tmerrshëm, ku ishin abuzuar seksualisht tri vajza të moshës rreth 10 vjeç. Osmani është aq e vogël, sa edhe ma tutje nuk ka arritë me shprehë keqardhje minimale për viktimat e atij akti monstruoz.

Për këtë një ditë tjetër, shumë më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“1 miliard dollarë për gjyqin në Hagë?”

Buzhala: Paratë janë të Evropës, akuzat të Serbisë!

"Rama po bën gjënë e duhur për Kosovën"

Buzhala: S’do të kishte maskaradë më të madhe se mbledhja