MENU
klinika

Spartak Ngjela shpërthen në akuza ndaj kryeministrit

“Edi Rama armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve”

22.08.2024 - 11:39

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Ngjela akuzon kryeministrin Rama se është armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve. “Ajo shoqëri që jeton në një shtet të pavarur, por nuk di ta fitojë lirinë e saj, këtë nuk e meriton. Ku po shkoni? Asgjëkundi. Çfarë po mendoni për të ardhmen? Asgjë. Çfarë po kërkon? Një punë? Çfarë profesioni keni? Kam qenë shkrimtar, por tani jam marangoz. Pse keni hequr dore nga shkrimet? Sepse ato mërzitnin kryeministrin.

Po pse mërzitej kryeministri nga shkrimet e tua? Sepse ishin kundër pushtetit absolut të kryeministrit, dhe ato shkrime i pëlqente populli. Çfarë thoshe ti konkretisht? Unë kërkoja liri mendimi për të gjithë shoqërinë. Po pse nuk e pranonte kryeministri këtë? Sepse kjo lloj lirie kërkonte edhe zgjedhje të lira. Pse, me zgjedhje të lira, dëmtohej kryeministri? Fjala e lirë i tregon shoqërisë të vërtetën për kryeministrin. Dhe ai e urren të vërtetën dhe bashkë me të sigurisht që urren edhe votën e lire të qytetarëve”, shkruan Ngjela.

Rama dhe qeverisja

Më tej i drejtpërdrejtë në ato që thotë, avokat i njohur, Spartak Ngjela zbulon se kush e mban kryeministrin Edi Rama në pushtet. “Por, a e dini ju se çfarë don të thotë që kryeministri i një vendi të urrejë të vërtetën? Po, ne e dime: kjo don të thotë që ai kryeministër e urren popullin e tij që ai mendon se po e drejton. Por si mund të mbahet nga populli i tij një kryeministër që urren popullin e vet? Ai nuk mbahet nga populli i tij, por nga policia sekrete, nga ushtria që ai vetë drejton, dhe nga paratë që ai i grabit popullit me njerëzit e tij. Po njerëzit e tij, çfarë janë?

Keta janë qelepirës që paguhen nga populli për të garantuar pushtetin dhe mirëqenien e kryeministrit të plotfuqishëm. Po nuk e kuptoni ju se kjo nuk don të thotë jetë? E kuptojmë, por ne nuk kemi se çfarë të bëjmë. Si nuk keni se çfarë të bëni, nuk e rrëzoni dot ju një kryeministër të tillë nga posti i tij? Ketë nuk e bëjmë dot. Po nuk e kuptoni dot ju që kjo që po ju ndodh është vuajtje të cilën ju nuk e meritoni? Jo, për faktin që ne nuk e bëjmë dot një hap të tillë në funksion të lirisë sonë, kuptohet që lirinë ne nuk e meritojmë. Pse ende nuk e dini ju se liria e një populli fitohet nga vetë ai popull? E dimë, por ne nuk e bëjmë dot”, shprehet ai.

Situata në Ballkan

Ndërkohë kujtojmë se edhe pak ditë më parë avokat Spartak Ngjela ka sulmuar kryeministrin Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale. Sipas tij, Rama në djall do të shkojë, nëse vijon të veprojë si bllokues i bashkimit të shqiptarëve në Ballkan. “Sot janë dy Shqipëri në Ballkanin Perëndimor. Shqipërinë tjetër, Kosovën, shqiptarët ia morën në vitin 2008 armikut me barbar të antishqiptarizmimit: Serbisë. Një pushtues ky që ka gjakosur shqiptarët, por tani nuk ka më forcë që të bëjë diçka kundër tyre.

Po, ku ka pasur Serbi! Serbët kanë qenë pushtues të tokave shqiptare dhe që janë inkriminuar kundër shqiptarëve me ndihmën e Rusisë. Por, tani, kapitulli i antishiptarisë është i mbyllur. Janë dy Shqipëri sot në Gadishullin Ilirik, që duhet ta mendojnë mire një sistem bashkues të përparuar për të ardhmen e tyre. . Reaksioni serb antishqiptar vijon të jetë ende sot në një psikologji kriminale antishqiptare, por nuk ka më forcë të bëjë diçka kundër shqiptarëve. Një pushtues barbar i tokave shqiptare ka qenë Serbia .

Por tani gjithçka po flet për shqiptarët. Dhe, a e dini ku e ka sot frikën reaksioni kriminal i Serbisë? Frikën e ka tek bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Po, a ka ndonjë pengesë ky bashkim? Sipas të dhënave që flasin tregon që Shqipëria nuk po bën hapa drejt një koncepti bashkues me Kosovën, dhe pengesa është Edi Rama. Një mendje – ngushtë ky që nuk e di çfarë don të thotë komb, që nuk e ndien veten shqiptar nga origjina, por që vetëm pengon raportin zhvillues për bashkimin e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Kot lodhet…

Nuk i bën dot gjë Rama as Shqipërisë dhe as Kosovës. Por, ai frenon ndërmarrjen e zhvillimit të përbashkët ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vetëm pengon. Por marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Kosovën nuk i pengojnë dot më sllavët armiqësorë të Shqiptarëve. Sot asgjë nuk i bën dot askush botës shqiprare në Ballkanin Perëndimor. Dhe, bashkë me përkrahësit e shitur shqiptarë edhe Serbia, edhe Rusia, asgjë nuk i bëjnë dot më shqiptarisë, që sot është në progres maksimal. Asgjë. Edhe Rama në djall do të shkojë, po të vijojë të veprojë si bllokues i bashkimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Keni për ta parë…”, nënvizoi Ngjela pak ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spartak Ngjela zbulon çdo të ndodhë së shpejti në PS

“Rama pati presion nga SHBA për hapjen 100% të listave”

Spartak Ngjela: Kryeministri Rama duhet të ketë kujdes!

“Kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian?”